Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës" ndanë ndihma për familjet e dëshmorëve në Preshevë
Familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e UÇPMB-së, kanë përfituar sot ndihma materiale nga Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës" me seli në Zvicër.Kryetari shoqatës, Fazli Musliu ka falënderuar anëtarët e shoqatës, biznesmenët dhe xhamitë në Zvicër që kanë kontribuar që të shpërndahen këto ndihma. Nga këto ndihma sipas Musliut kanë përfituar 43 familje nga Lugina e Preshevës që kanë kontribuar në luftën e UÇPMB-së.
Ai ka shtuar se këso lloj ndihma do të ketë edhe në të ardhmen, kurse ky është viti i nëntë me radhë që Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” ndihmon familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e UÇPMB-së, ndihma sipas Musliut do të vazhdojë deri atëherë kur do të kontribuojnë me mjete materiale bashkatdhetarët në Zvicër.
Kryetari i degës së OVL-së të UÇPMB-së në Preshevë, Nazmi Hajredini, falënderoi shoqatën humanitare “Lugina e Preshevës” në Zvicër që angazhohet për ti ndihmuar familjarët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës.
Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” me seli në Zvicër, gjithashtu është duke i ndihmuar edhe 3 studentë me kushte të vështira ekonomike dhe mbi 30 familje këtë vit kanë përfituar nga ndihmat e saja./H.R/Titulli.com/